Bullgaria dërgon 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit

0%

Një kontingjent prej 97 ushtarësh bullgarë është nisur nga qyteti i Stara Zagorës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Pjesa më e madhe e kontingjentit përbëhet nga ushtarë të Brigadës së Dytë të Mekanizuar “Tundja”, të cilët do të dislokohen në Komandën Rajonale Perëndimore, me bazë në kampin “Villaggio Italia”.

Sipas raportimit të bnrnews.bg, ushtarët bullgarë do të qëndrojnë në Kosovë për gjashtë muaj, gjatë të cilëve do të kryejnë patrullime, misione vëzhgimi dhe detyra për mbështetjen e sigurisë në zonën e tyre të përgjegjësisë.

Shefi i Kabinetit Politik të Ministrit bullgar të Mbrojtjes, Vladko Vladov, tha se dislokimi i kontingjentit dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj operacioneve të NATO-s dhe kontributin e saj për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, komandanti i Forcave Tokësore të Bullgarisë, gjeneralmajor Deyan Deshkov, kujtoi se personeli ushtarak bullgar ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it për 26 vjet, duke fituar reputacion për disiplinë dhe profesionalizëm gjatë rotacioneve të shumta. Para nisjes drejt Kosovës, pjesëtarët e kontingjentit morën një ikonë të Shën Gjergjit, shenjtit mbrojtës të ushtrisë bullgare.

Ikona iu dorëzua nga nënkryetarja e Komunës së Stara Zagorës, Milena Jeleva, si simbol mbështetjeje dhe urimi për një mision të suksesshëm.

Burimi: Telegrafi