Reuters: Irani u thotë huthëve ta mbyllin portën e Detit të Kuq nëse

0%

Irani i ka kërkuar lëvizjes rebele të huthëve të Jemenit të jetë gati për mbylljen e rrugës së naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë infrastrukturën e energjisë iraniane, kanë thënë të enjten () tri burime për Reutersin . Ky përbën kërcënim të ri të fuqishëm për furnizimet globale me energji.

Ideja është hedhur dhe diskutuar brenda lidershipit të Republikës Islamike dhe mesazhi u është përçuar aleatëve huthë të Iranit, kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti dy burime të larta iraniane dhe një burim rajonal në rrjedha me çështjen. Burimet kanë thënë se huthët janë informuar kohëve të fundit për kërkesën e Teheranit, që nuk është raportuar më parë.

Burimet nuk kanë treguar hollësi të mëtejshme sesi ishte përcjellë, apo nëse ishte përçuar si mesazh pas kërcënimit të së martës të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta sulmuar infrastrukturën e energjisë iraniane. Ministria e Jashtme e Iranit dhe një zëdhënës i grupit të huthëve nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Reutersit për koment.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një burim pranë kryengritësve huthë ka thënë se grupi kishte përfunduar përgatitjet për t’i sulmuar anijet duke vendosur raketa dhe dronë pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit, portës drejt Detit të Kuq, në malësitë e Jemenit me pamje nga Hodeida dhe Gjiri i Adenit, dhe se vetëm po pret urdhrin për sulm.

Çdo kërcënim ndaj Detit të Kuq dhe portës Bab el-Mandeb rrezikon të përkeqësojë shumë krizën globale të energjisë të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe vë në pah rreziqet shpërthyese që rrjedhin nga një raund i ri lufte.

Me Ngushticën e Hormuzit tashmë të bllokuar, çdo sulm i rebelëve huthë ndaj anijeve ose porteve në Detin e Kuq do të mbyllte njëkohësisht dy rrugët kryesore të eksportit të naftës në Lindjen e Mesme, duke hapur një front të ri, si në krizën e energjisë, njashtu edhe në konfliktin më të gjerë të Iranit me Shtetet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit që janë tashmë në Jemen do të kontrollojnë vendimin se kur do të mbyllet Ngushtica Bab el-Mandeb, ka theksuar burimi i afërt me huthët.

Në shenjë të përshkallëzimit të tensioneve në rajon, huthët shkrepën raketa drejt Arabisë Saudite pasi akuzuan mbretërinë për bombardimin e një aeroporti nën kontrollin e tyre të hënën, duke shkelur armëpushimin katërvjeçar në konfliktin ndërmjet mbretërisë dhe grupit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo