Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, mbajti sot takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pas marrjes së detyrës. Gjatë takimit, kryeprokurori Gashi falënderoi prokurorët për angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
“Kryeprokurori Gashi pohoi se puna e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, integriteti, efikasiteti dhe llogaridhënia, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.
Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihen rezultatet e pritura në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
