Anglezi është në fund të kontratës me Manchester City de deri tani nuk ka asnjë sinjal rinovimi. Kuqezinjtë mund të përfitojnë. Milani ka në plane një sulm me emra të mëdhenj për sezonin e ri. Pas Gonçalo Ramos, që do të jetë gati për trajnerin Amorim pas pushimieve të Botërorit, klubi kuqezi ka vënë në shënjestër Phil Foden, fantazistin e Manchester City.
Për momentin mund të quhet një ëndërr, por që mund të bëhet realitet në rast se Milani shet Rafael Leaon. Emri i 26-vjeçarit josh shumë klube të tjera në Europë, mes tyre edhe Atletico Madrid dhe Galatasaray. Foden është vetëm një sugjerim për Milanin, që mund të ketë Enzo Maresca-n, trajnerin e ri të Citizens, një aleat në këtë çështje.
Trajneri italian kërkon në skuadër Enzo Fernandez dhe blerja e mundshme e argjentinasit do të mbyllte hapësirën për Foden, që kushton rreth 60 milionë euro. Milani po ndjek situatën, i vetëdijshëm për pagën e anglezit, që është një pengesë jo e vogël. Foden, që u la jashtë Botërorit nga trajneri Tuchel, përfiton rreth 7 milionë euro në sezon, pak më shumë se Leao te kuqezinjtë.
Për këtë arsye, ikja e portugezit do të favorizonte kalimin e Foden te Milani.
