Liverpooli blindon Dominik Szoboszlain me kontratë të re afatgjatë

0%

Liverpooli ka siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, pasi Dominik Szoboszlai ka rinovuar kontratën me klubin deri në verën e vitit 2031. Mesfushori hungarez ka qenë një nga figurat kyçe të “The Reds” që nga transferimi i tij në “Anfield”, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të besuar të ekipit falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme.

Rinovimi i kontratës shihet si një hap i rëndësishëm për projektin afatgjatë të Liverpoolit dhe një tregues i besimit që klubi ka te 25-vjeçari. Me marrëveshjen e re, Szoboszlai konfirmon përkushtimin e tij ndaj klubit anglez, duke e lidhur të ardhmen e tij me Liverpoolin për vitet në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com