Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demoratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se po kryhen të gjitha procedurat teknike për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm për votimin e mosbesimit të kryetarit Lumir Abdixzhiku, para 7 gushtit.
Ai e ripërsëriti qëndrimin duke thënë se thirrja e kuvendit është me urgjencë, andaj ku sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë para datës kur përfundon afati kushtetues për formimin e qeverisë dhe të kuvendit. “Siç e dini është çështje e procedurës.
Ju e dini që është dorëzuar kërkesa dhe janë duke u kryer të gjitha punët edhe teknike për thirrjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Mendojmë që është me urgjencë, prandaj punët janë duke u kryer shpejt në mënyrë që të verifikohet kërkesa, të verifikohen delegatët dhe të bëhen të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Varësisht prej punëve.
Besoj që brenda javës është problem sepse duhet pastaj përgatitjen edhe të ftesave për gjithë delegatët e Kuvendit dhe delegatët e Kuvendit duhen ta kenë ftesën”, tha ai.
“LVV-ja s’ka nevojë të mendojë për LDK-në”, Ferati: Në LDK nuk ka fitues e humbës, askush nuk është mbi vullnetin e delegatëve Manaj, ndërkohë mohoi raportimet e djeshme se LDK-ja kishte arritur një marrëveshje parimore me Vetëvendosjen.
“Jo, besoj që për këtë ju jepet me përgjigje edhe kryetari i Lidhjes Demokratike edhe të tjerët, nuk ka pasur marrëveshje edhe nuk ka qenë ajo marrëveshje që është që është prezantuar në media”, tha ai. Aktualisht në sekretarinë e LDK-së janë dorëzuar 151 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit Abdixhiku. /KP
