Atleti i talentuar Dion Binakaj ka mahnitur me vrapimin e tij në 100 metra. Nga vjen Dion Binakaj? Atleti që mahniti të gjithë në Itali. Atleti i klubit të atletikës “Burimi” nga Istogu, Dion Binakaj, klub që udhëhiqet nga trajneri Nexhat Dreshaj dhe kryetrajneri Agron Muçaku, shkroi histori në Kampionatin Evropian U18 – Rieti 2026, që po mbahet nga 16 deri më në Rieti të Italisë.
“Në disiplinën e 100 metrave, Dion realizoi një paraqitje të shkëlqyer, duke e përfunduar garën me kohën 10.76 sekonda, rezultat me të cilin vendosi rekord të ri shtetëror të Kosovës. Ky rekord vlen për të gjitha kategoritë që nga U18 deri te seniorët. Më parë rekordi ishte 10.78. te cilin e mbante Edis Ahmeti qe nga 08. Qershori 2017 në garat ne Elbasan.
Dion Binakaj garon në korsinë (shtegun) e dytë, ku shihet qartë vrapimi i tij i fuqishëm dhe paraqitja që i solli këtë sukses historik. Urime të përzemërta Dionit për këtë arritje të madhe! Të urojmë shëndet, suksese dhe shumë rekorde të reja në të ardhmen. Krenari për Klubin e Atletikës “Burimi”, Istogun dhe gjithë Kosovën!”, ka shkruar trajneri i tij, Muçaku.
