Mënyra se si prindërit u flasin fëmijëve të tyre për punën, suksesin dhe emocionet mund të ketë pasoja afatgjata në moshë madhore. Ata shpesh duan t’u mësojnë fëmijëve përgjegjësinë, këmbënguljen dhe pavarësinë, por disa bindje mund të krijojnë pritshmëri jorealiste.
Psikologia e Harvardit, Natalie Christine Dattilo , dhe autorë të librave dhe studimeve shkencore theksojnë rëndësinë e balancimit të punës, pushimit dhe kujdesit për veten. Pra, këto janë disa nga bindjet që mund të rrisin rrezikun e lodhjes në punë tek fëmijët dhe ta bëjnë më të vështirë përballimin e stresit.
Puna e palodhur është çelësi i vetëm i suksesit Fëmijët që rriten duke besuar se vlera matet vetëm me punë të palodhur, shpesh vendosin pritje joreale të larta për veten më vonë në jetë. Si rezultat, ata mund të neglizhojnë nevojat e tyre dhe të përjetojnë më lehtë lodhje, shkruan YourTango.
Besnikëri e përjetshme ndaj punëdhënësit Këshilltarët thonë se besnikëria e pakushtëzuar ndaj një punëdhënësi sot nuk është gjithmonë reciproke. Ky mentalitet mund të rrisë tolerancën ndaj kushteve të këqija të punës, pagave të ulëta dhe një ekuilibri të prishur midis punës dhe jetës personale.
Emocionet janë shenjë dobësie Shtypja e emocioneve nuk ndihmon në përballimin e stresit, por në fakt mund ta përkeqësojë atë. Njerëzit që shmangin shfaqjen e ndjenjave të tyre shpesh e kanë më të vështirë të njohin kufijtë dhe nevojat e tyre.
Pavarësia do të thotë të mos kesh nevojë të kërkosh ndihmë Një studim i botuar në Journal of Social Psychology zbuloi se punonjësit që kërkojnë këshilla nga kolegët kanë më pak gjasa të ndiejnë presionin që çon në lodhje. Kërkimi i ndihmës mund të jetë një shenjë bashkëpunimi, jo dobësie.
Logjika është më e rëndësishme se kreativiteti Autori Adam Savage thekson se kreativiteti mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe parandalimin e lodhjes së tepërt. Inkurajimi i aktiviteteve krijuese nuk ka domosdoshmërisht një qëllim biznesi që të jetë i vlefshëm. Kujdesi për veten është shenjë dobësie Ky besim është veçanërisht i përhapur tek burrat, megjithëse realiteti është i kundërt.
Kujdesi për shëndetin fizik dhe mendor mund të ndihmojë në ruajtjen e produktivitetit, marrëdhënieve më të mira dhe përballimit më të mirë të sfidave të përditshme. Hobi duhet të sjellë të ardhura Dattilo paralajmëron se shndërrimi i çdo hobi në një mundësi për produktivitet rrit rrezikun e lodhjes nga puna. Hobitë duhet të jenë një burim relaksimi dhe kënaqësie, jo një detyrim tjetër.
