Atleti Dion Binakaj po tregon talentin e tij në shtigjet e atletikës. Djaloshi që premton shumë në të ardhmen në disiplinat e shkurtra. Sipas Federatës së Atletikës së Kosovës, është një emër që mund të arrijë shumë. “Rekord i ri i Kosovës! Një moment historik për atletikën e Kosovës!
Në Kampionatin Evropian U18 në Rieti të Italisë, Dion Binakaj shkroi historinë duke vendosur rekord të ri shtetëror të Kosovës në 100 metra me kohën 10.76 sekonda. Ky rekord vlen për të gjitha kategoritë, nga U18, U20, U23 deri te seniorët, duke e bërë Dionin rekordmenin më të ri të Kosovës në disiplinën e 100 metrave. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, z.
Halil Sylejmani, e përgëzon Dion Binakajn për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe i uron atij shëndet, punë të mbarë dhe shumë rekorde e suksese të reja në të ardhmen”, t huhet nga federata.
