Green NCAP rendit Renault, Dacia dhe Volvo mes makinave më efikase

0%

Renault, Dacia dhe Volvo, tri marka të përfaqësuara nga Auto Mita , janë përfshirë nga Green NCAP mes veturave që dallohen për efikasitet në udhëtimet verore. Për të analizuar performancën e tyre, Green NCAP ka simuluar një udhëtim prej 800 kilometrash, me një familje prej katër anëtarësh, bagazh të plotë dhe klimatizim të aktivizuar.

Itinerari ka përfshirë autostradë, rrugë rajonale dhe zona urbane, duke krijuar kushte të ngjashme me një udhëtim real gjatë verës. LEUVEN, Belgjikë – Këtë verë, miliona familje në Evropë do të nisen me veturë drejt destinacioneve të pushimit. Por cilat modele janë më të përshtatshme për udhëtime të gjata?

Foto: Green NCAP Renault 5 E-Tech u vlerësua si vetura elektrike kompakte më e mirë, me pesë yje për qëndrueshmëri, konsum prej 19.9 kWh për 100 kilometra dhe autonomi prej 296 kilometrash. Volvo EX30 Extended Range u rendit si crossover-i elektrik më praktik, me autonomi prej 344 kilometrash dhe rreth 59 minuta karikim në total për përfundimin e rrugëtimit prej 800 kilometrash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa Dacia Bigster Hybrid u dallua si modeli hibrid familjar më i mirë për hapësirë dhe autonomi. Me konsum prej 5.9 litrash për 100 kilometra dhe autonomi të vlerësuar prej 847 kilometrash, ai mund ta përfundojë të gjithë udhëtimin pa ndalesë për furnizim.

Analiza ka përfshirë edhe modele të markave të tjera, ndërsa rezultatet tregojnë se një udhëtim efikas nuk varet vetëm nga madhësia e baterisë apo rezervuarit. Konsumi real, autonomia, hapësira dhe koha e ndalesave mbeten faktorë të rëndësishëm në zgjedhjen e veturës. Në analizën e Green NCAP u dalluan edhe disa modele të tjera.

Mercedes-Benz CLA EQ 250+ u rendit si vetura elektrike më e mirë për udhëtime të gjata, me autonomi të vlerësuar prej 605 kilometrash dhe vetëm rreth 14 minuta karikim për ta përfunduar rrugëtimin prej 800 kilometrash.

MINI Cooper E u vlerësua si alternativë efikase për çifte dhe udhëtime më të shkurtra, ndërsa Toyota C-HR u rendit si hibridi më ekonomik, me konsum prej 5.7 litrash për 100 kilometra. Në kategorinë e veturave konvencionale me benzinë, SEAT Ibiza u dallua me konsum prej 6.2 litrash për 100 kilometra dhe autonomi të vlerësuar prej 645 kilometrash.

Modelet Renault, Dacia dhe Volvo i gjeni në Auto Mita, që i sjell këto marka në Kosovë me alternativa të përshtatshme për qytet, familje dhe udhëtime të gjata. Për t’u njohur nga afër me modelet Renault, Dacia dhe Volvo, vizitoni Auto Mita dhe gjeni modelin që i përshtatet udhëtimeve tuaja këtë verë. Numri kontaktues: 045 600 999 Facebook: Instagram: Faqja zyrtare:

Burimi: Telegrafi