Vdes një person në Podujevë, ra nga lartësia e një objekti

0%

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një objekt sot rreth orës në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës , kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi