Formacionet zyrtare, Franca – Senegali: Deschamps me sulm të frikshëm nis ndeshjen

0%

Gjithçka është gati për përballjen e shumëpritur mes Francës dhe Senegalit në Kupën e Botës 2026. Dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë vendosur të hedhin në fushë emrat më të spikatur që nga minuta e parë. Te Franca, vëmendja kryesore është te treshja sulmuese Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué, që do të mbështesin kapitenin Kylian Mbappé në sulm. 🇫🇷🔜 Le vestiaire est prêt pour notre entrée en 𝑪𝒐𝒖𝒑𝒆 𝒅𝒖 𝑴𝒐𝒏𝒅𝒆 ! 🏆 #FRASEN | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/ZmbRyTYBq6 — Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 16, 2026 Në mbrojtje, Didier Deschamps i ka besuar dyshes Dayot Upamecano dhe William Saliba para portierit Mike Maignan. Nga ana tjetër, Senegali vjen me përvojën e Kalidou Koulibalyt në mbrojtje dhe me treshen e rrezikshme sulmuese Ismaïla Sarr, Nicolas Jackson dhe kapitenin Sadio Mané, i cili mbetet shpresa më e madhe e “Luanëve të Terangës”. Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Tchouaméni, Rabiot; Olise, Dembélé, Doué; Mbappé . Senegali: E. Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhaté, Diouf; Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara; Ismaïla Sarr, Jackson, Sadio Mané.

Burimi: Telegrafi