Francë – Angli, për vend të tretë

0%

Në futboll hyn gjithmonë për të fituar, por ndonjëherë je i detyruar të luash ndeshjen që nuk doje ta përjetoje kurrë. Pikërisht kjo është historia e Francës dhe Anglisë në tokën amerikane. Dy kombëtare që ëndërronin finalen e madhe do të përballen të shtunën në stadiumin “Hard Rock” të Miamit në orën , në atë që shpesh quhet “finalja e të dëshpëruarve”.

As Franca dhe as Anglia nuk e kishin imagjinuar këtë skenar. “Les Bleus” u ndalën nga Spanja në gjysmëfinale, ndërsa “Tre Luanët” panë Argjentinën t’u shuante ëndrrën e titullit. Tani mbetet vetëm medalja e bronztë, një ngushëllim i vogël për dy skuadra që kishin ardhur në Shtetet e Bashkuara me një objektiv të vetëm, Kupën e Botës.

Përballja rikthen kujtimet e çerekfinales së Botërorit 2022, kur Franca eliminoi Anglinë me rezultatin 2-1. Për “gjelat”, kjo ndeshje ka një domethënie edhe më të veçantë. Do të jetë hera e fundit që Didier Deschamps do të drejtojë Francën duke mbyllur një epokë prej 185 ndeshjesh në pankinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Angli, fraza “it’s coming home” ka nisur të zbehet, duke shpërdoruar një tjetër mundësi për të marrë maksimumin nga një brez i artë lojtarësh. Ndërkohë, zhgënjimi i tifozëve është reflektuar edhe jashtë fushës. Biletat për ndeshjen e vendit të tretë kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregun e rishitjes.

Çmimi më i ulët ka zbritur nga rreth 1,900 dollarë në vetëm 767 dollarë brenda pak orësh, pasi shumë tifozë anuluan planet e tyre pas eliminimit të skuadrave të tyre nga gara për trofeun. Megjithatë, edhe në një ndeshje që askush nuk donte ta luante, krenaria mbetet në lojë.

Franca dhe Anglia do të kërkojnë ta mbyllin Botërorin me kokën lart, edhe pse të dyja e dinë se medalja e bronztë nuk mund ta zëvendësojë kurrë trofeun që erdhën për të fituar.

Burimi: Bota Sot