Rezultatet zgjedhore ndezin LDK-në, delegatët kërkojnë shkarkimin e

0%

Rezultatet e fundit zgjedhore, ku Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur vazhdimisht si forca e tretë politike në vend, janë arsyeja kryesore që një grup delegatësh të Kuvendit të partisë po kërkojnë largimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. Kuvendi është thirrur me një pikë të vetme në rendin e ditës, e cila ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e kryetarit të LDK-së.

Sipas delegatëve që kanë nënshkruar kërkesën, në tri palët zgjedhje të fundit LDK-ja nuk ka arritur rezultatet politike dhe zgjedhore që janë pritur nga anëtarësia, votuesit dhe kapaciteti që, sipas tyre, ka kjo parti.

“Përkundrazi, rezultatet kanë reflektuar një prirje të vazhdueshme të pozicionimit të LDK-së si subjekti i tretë politik në Republikën e Kosovës, duke krijuar perceptimin e normalizimit të këtij pozicioni”, thuhet në kërkesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për një subjekt politik me historinë, traditën dhe përgjegjësinë shtetformuese të LDK-së, zhvillime të tilla kërkojnë domosdoshmërisht reflektim institucional dhe ushtrim të përgjegjësisë politike përmes mekanizmave të parashikuar në Statut” , shtihet aty. kjo kërkesë synon të sigurojë respektimin e demokracisë së brendshme në parti, si dhe zbatimin e parimit të llogaridhënies ndaj strukturave dhe anëtarësisë.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve te sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, kryetari Lumir Abdixhiku reagoi përmes një video-mesazhi. Ai deklaroi se është i gatshëm t’i nënshtrohet votëbesimit në Kuvendin e partisë, duke bërë të ditur se e ka autorizuar Feratin të nisë procedurat për organizimin e Kuvendit.

“Ndonëse plot 207 delegatë të tjerë nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme, në respekt të plotë të statutit dhe të vullnetit të një të tretës së delegatëve tanë… kam autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat e menjëhershme për mbajtjen e këtij Kuvend i”, pohoi Abdixhiku.

Pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve, kreu i LDK-së deklaroi se Kuvendi do të caktohet “pa asnjë vonesë data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit ”, derisa i njoftoi se për shkak të kësaj situate ka ndërprerë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve.

“Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, deklaroi Abdixhiku, disa ditë pasi që u takua me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të biseduar pikërisht për formimin e institucioneve.

Kërkesat për dorëheqje të Abdixhikut filluan pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku LDK-ja doli parti me tretë më rreth 17%, apo 18 deputetë 3 më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit 2025. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com