Sot, qytetarët e Podujevës do të shënojnë Ditën e Çlirimit me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive. Agjenda fillon në ora me seancën solemne në Kuvendin Komunal të Podujevës, ndërsa do të vazhdojë me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë dhe zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorit Ali Ajeti në Miroc.
Kulmi i manifestimit do të jetë në mbrëmje, duke filluar nga ora , kur në sheshin e qytetit do të mbahet koncert festiv për të gjithë qytetarët. Kjo ditë shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e Podujevës, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit.
Burimi:
Bota Sot
