Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të BE-së, Kurti

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

P ërmes një postimi, Kurti e cilësoi Irlandën si shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, ndërsa theksoi se statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar Lexoni të plotë postimin e Kurtit: Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time ambasadorin jo-rezident, Ragnar Almqvist.

Irlanda është shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar.

Burimi: Telegrafi