Muller: Nuk mund ta besoj se si iu qas Anglia ndeshjes ndaj

0%

Ylli Thomas Muller nuk i fshehu mendimet e tij lidhur me qasjen taktike të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai kritikoi ashpër vendimet e trajnerit Thomas Tuchel, pasi Argjentina e mundi Anglinë 2-1 duke përmbysur rezultatin.

Muller, i cili e ndoqi kampionatin si komentues ekspert për televizionin gjerman, fillimisht i uroi mirëseardhjen në MLS ish-bashkëlojtarit të tij te Bayerni, Robert Lewandowski, dhe më pas dha analizën e tij për gjysmëfinalet. “Argjentina bëri një ndeshje fantastike. Nuk mund ta besoj apo ta kuptoj se si e qasi Anglia këtë ndeshje, veçanërisht pasi kaloi në avantazh,” tha Muller.

“Nuk e kuptoj pse e lejuan të gjithë skuadrën e Argjentinës të dërgonte top pas topi nga pozicione ideale për krosime. Por nejse, s’ka rëndësi” , tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot