Federata mburret me talenten Dion Binakaj

0%

Atletja Dion Binakaj pritet të jetë një emër i së ardhmes së atletikës së Kosovës. Rezultatet e saja janë impresinuese në kohët e fundit. Federata e Atletikës e Kosovës mburret me rezultatet e saja dhe sipas tyre, ka arritur rekord të ri shtetëror Dion Binakaj në Kampionatin Evropian U18 – Rieti 2026.

“Atletët e Kosovës kanë nisur paraqitjet e tyre në Kampionatin Evropian U18 në atletikë, i cili po mbahet nga 16 deri më në Rieti të Italisë.

Në disiplinën 100 metra, atleti Dion Binakaj realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke përfunduar garën me kohën 10.76 sekonda, rezultat me të cilin vendosi rekord të ri shtetëror të Kosovës në 100 metra, rekord që vlen për të gjitha kategoritë, nga U18 deri te seniorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë rezultat, Dion u rendit në vendin e 17-të në konkurrencën evropiane dhe për vetëm 0.03 sekonda mbeti jashtë gjysmëfinales, duke qenë shumë pranë kualifikimit mes atletëve më të mirë të Evropës. Në disiplinën 100 metra për femra, atletja Lorina Kadriu regjistroi kohën 12.90 sekonda, duke zhvilluar një garë të mirë dhe duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet në këtë kampionat.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, i përgëzoi atletët për paraqitjet e tyre dhe në veçanti Dion Binakajn për rekordin e ri shtetëror, duke u uruar suksese të mëtejshme në karrierën sportive.

Gjatë ditëve në vazhdim, në Kampionatin Evropian U18 do të garojnë edhe atletët e tjerë të ekipit të Kosovës: Driton Metaj – Hedhja e gjyles Erisa Avdullahu – 800 metra Të gjithë i urojmë ekipit të Kosovës paraqitje sa më të suksesshme dhe rezultate të mira në vazhdim të kampionatit”, thuhet nga federata.

Burimi: Bota Sot