Vdes një punëtor i KEK-ut, u lëndua në vendin e punës

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se punëtori Milazim (Baki) Binaku, 58-vjeçar ka vdekur më , pas lëndimeve të rënda trupore që i pësoi para në vendin e tij të punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. “Gjatë kryerjes së detyrave të punës, më datë , në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, i ndjeri pësoi lëndime të rënda trupore.

Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra” – thuhet në njoftimin e KEK-ut. Binaku ishte punonjës i KEK-ut, që nga viti 1990 dhe ishte i sistemuar në vendin e punës “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).

“Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vit.” – shkruan KEK-ut në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo