Dy hakerë britanikë që fshiheshin pas një sulmi kibernetik të vitit 2024 ndaj mekanizmit të transportit publik të Londrës, i cili kushtoi 39.16 milionë dollarë që të riparohej, u dënuan të enjten me gjithsej 11 vite burg, raporton Reuters .
Thalha Jubair, 20 vjeç, dhe Owen Flowers, 18 vjeç, pranuan fajësinë muajin e kaluar, në atë që do të kishte qenë dita e parë e gjyqit të tyre, për sulmin kibernetik ndaj Transportit të Londrës (TfL) në gusht e shtator 2024, për të cilin ishte fajësuar kolektivi i hakerëve, “Scattered Spider”.
Flowers gjithashtu i ka pranuar sulmet kibernetike ndaj dy sistemeve shëndetësore jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara vetëm disa ditë pasi kishte shënjestruar TfL-në. Ai ishte arrestuar derisa po kryente sulmet e dyta kibernetike.
Gjykatësi Mark Turner i ka dënuar Jubairin dhe Flowersin me nga pesë vjet e gjysmë burg secilin, duke thënë se ata ishin “kryesisht të motivuar nga guximi egoist, të pavëmendshëm ndaj pasojave të rënda për të tjerët”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
