Një person ka mbetur i plagosur me thikë në ambientet e poliklinikës së Shkodrës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në konfliktin që përfundoi me plagosje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Efektivët po marrin dëshmi nga stafi i poliklinikës dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin. Gjithashtu, pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë së institucionit shëndetësor, me qëllim dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
