Mërgim Vojvoda kalon tek Udinese

0%

Sipas raportimeve të fundit nga shtypi sportiv italian, Mërgim Vojvoda do ta kalojë tek Udinese, pas marrëveshjes së këtij klubi me Como-n. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës do të transferohet në “Friuli”. Vojvoda, 31 vjeç, do të firmosë një kontratë dyvjeçare me Udinese, me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Nga kjo lëvizje, Como pritet të përfitojë 1.3 milionë euro.

Për Vojvodën do të jetë eksperienca e tretë në Serinë A. Ai ka luajtur fillimisht me fanellën e Torinos, më pas me atë të Como-s dhe tashmë bëhet pjesë e Udinese. Mbrojtësi i krahut të djathtë është formuar si futbollist në Belgjikë, ku arriti deri te Standard Liezh, para se të zbarkonte në Itali.

Burimi: Bota Sot