Argjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të

0%

Argjentina po përballet me masa disiplinore nga FIFA pasi lojtarët shfaqën një banderolë të ngarkuar politikisht pas triumfit 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë në Atlanta. Goli me kokë i Lautaro Martinez në minutën e 93-të vulosi fitoren për të siguruar një ndeshje të fundit kundër Spanjës në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Por, festimet u bënë kontroverse kur anëtarët e skuadrës argjentinase shpalosën një tabelë që shkruante “Las Malvinas son Argentinas” apo “”Ishujt Falkland janë argjentinas”.

Lojtarët e Argjentinës shfaqin pankartën politike pasi mposhtën Anglinë, nuk e harrojnë luftën mes popujve në vitin 1982 Kjo shfaqje shkel Nenin 34.3 të rregullores së turneut të FIFA-s, i cili ndalon rreptësishtë çdo slogan apo mesazh politik në fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mediumit The Athletic , ekipi argjentinas përballet me precedent për sanksione, pasi është gjobitur pikërisht për këtë slogan në vitin 2014, ndërsa UEFA kohët e fundit i ka ndaluar lojtarët e Spanjës, Rodri dhe Alvaro Morata, për thirrje të ngjashme politike pas Euro 2024.

Argentina face the prospect of disciplinary action from Fifa after celebrating with a banner in support of their country’s claims to the Falkland Islands. pic.twitter.com/ZoWt278sr3 — BBC Sport (@BBCSport) July 16, 2026 Tensionet politike ishin tashmë të larta pasi zëvendëspresidentja argjentinase, Victoria Villarruel, i quajti anglezët “piratë uzurpues” në internet para fillimit të ndeshjes.

Pas incidentit pas ndeshjes, Sekretari i Biznesit i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Kyle, e dënoi shfaqjen në fushë duke e cilësuar si krejtësisht të papërshtatshme.

Burimi: Telegrafi