Lionel Messi, “mbret” i asisteve

0%

Përtej fitores dramatike kundër Anglisë, Lionel Messi ka vendosur një rekord të ri në Kupën e Botës, duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e turneut.

Me dy asistet e regjistruara në ndeshjen ndaj “Tre luanëve” kapiteni i Argjentinës e çoi në 12 numrin total të asisteve në Kupën e Botës, duke kaluar të gjithë emrat legjendarë që kanë lënë gjurmë në këtë kompeticion. 10 nga 12 asistet e yllit argjentinas kanë ardhur në ndeshjet e fazës eliminatore, një tregues i qartë i ndikimit të tij në momentet më vendimtare të turneut.

Me këtë arritje, Messi lë pas disa prej figurave më ikonike të futbollit. Legjenda braziliane Pele kishte regjistruar 10 asiste në Kupën e Botës, ndërsa Diego Maradona, Raymond Kopa dhe Fritz Walter renditen gjithashtu mes lojtarëve më kreativë në historinë e turneut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aftësia e tij për të krijuar raste vendimtare, sidomos në ndeshjet me eliminim direkt, e bën këtë arritje edhe më të veçantë dhe dëshmon ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur në skenën më të madhe të futbollit botëror. “Edhe një herë kemi treguar se asgjë nuk na është dhënë. Jemi rikthyer midis dy ekipeve më të mira në Botë.

Jam edhe një herë shumë krenar që mund t’u sjell gëzim të gjithë popullit argjentinas. Ne donim të fitonim dhe të arrinim në finalen e Kupës së Botës, kur gjithçka ishte kundër nesh. Me inteligjencë, me futboll, me dëshirë. Tani duhet të shijojmë momentin me shokët tanë të ekipit. Ky grup nuk i detyrohet asgjë askujt.

Ne kemi treguar se gjithmonë japim gjithçka nga vetja dhe se u kemi sjellë kaq shumë gëzim të gjithë argjentinasve gjatë gjithë këtyre viteve. Çfarëdo që të ndodhë, ne duhet ta vlerësojmë këtë udhëtim”, tha Messi.

Lionel Messi është shumë pranë kurorëzimit si golashënuesi më i mirë i kompeticionit, ku numëron 8 gola aq sa Kylian Mbappe kur kanë mbetur për tu luajtur dy finalet e fundit të Kupës së Botës

Burimi: Bota Sot