Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur sot në selinë qendrore të partisë, në një takim që vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Visar Azemi për Telegrafin ka thënë se nuk bëhet fjalë për mbledhje të Kryesisë së partisë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyen e pranisë së zyrtarëve të LDK-së në seli.
“Jo, nuk kemi mbledhje të Kryesisë”, është shprehur shkurt Azemi. Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni para mediave ka refuzuar të komentojë zhvillimet para gazetarëve, duke bërë të ditur se partia do të dalë me një komunikatë zyrtare. Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së “Nuk japim deklarime, do të dalim me komunikatë”, ka thënë Quni.
Ndryshe një ditë më parë u dorëzuan nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me synimin për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, pasi partia u rendit sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.
