I riu përplasi për vdekje një pensionist, iku nga vendi i ngjarjes

0%

Një 18-vjeçar në Britani të Madhe është dënuar pasi shkaktoi një aksident tragjik ku humbi jetën një pensionist 84-vjeçar, ndërsa pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi në rrugën West Dyke Road në Redcar, North Yorkshire, ku i riu Sonny Horsfall humbi kontrollin e një automjeti Audi A4 dhe doli nga rruga.

Makina kaloi në një hapësirë me bar, u përplas me një pemë dhe më pas goditi të moshuarin, i cili po ecte në një shteg këmbësorësh. Sipas dëshmive në gjykatë, viktima pësoi plagë të rënda nga përplasja dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar pa pritur mbërritjen e ekipeve emergjente.

Pak kohë më vonë, ai i ka dërguar një mesazh një shoku ku kishte shkruar: “Kam vrarë dikë”, duke pranuar se kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishte goditur një person. Gjykata ka zbuluar gjithashtu se i riu kishte blerë makinën vetëm disa orë para aksidentit dhe se në momentin e ngjarjes nuk kishte të drejtë ligjore për të drejtuar automjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka deklaruar se automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha nga përplasja, ndërsa dëshmitarët kishin raportuar për gjendjen e rëndë të viktimës pas aksidentit.

Rasti ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion, veçanërisht për faktin se i riu, pas largimit nga vendi i ngjarjes, kishte vazhduar aktivitetet e tij normale, përfshirë edhe porositjen e ushqimit, vetëm pak kohë pas aksidentit fatal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com