Gjykata e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm Milaim Zekën, i cili akuzohet për kanosjen e ish-prokurorit Afrim Shefkiu gjatë një interviste në televizion. Zeka akuzohet se në emisionin televiziv DPT në T7, më , ka deklaruar: “Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, Kanun dhe privatisht”, por që prokurori në fjalën përfundimtare e ka përmirësuar fjalinë për të cilën akuzohet Zeka.
“Kërkoj që të korrigjohet në dispoziziv të aktakuzës dhe të jetë si vijon “ ka me u marrë vesh edhe me gjykatë, ka me u marrë vesh edhe me kanun edhe privatisht edhe ligjërisht”- tha prokurori Besart Mustafa. Vendimi për këtë rast është marrë nga gjyqtari Driton Berisha më .
Me të filluar gjykimi, është shikuar prova – videoincizimi në të cilin sipas prokurorit Mustafa, shihet i akuzuari Zeka si mysafir në emisionin “DPT te Fidani”. Prokurori paraqiti pjesët për të cilat pretendon se Zeka përmes përdorimit të togfjalëve ka kanosur Shefkiun.
Por këtë elaborim të prokurorit e ka kundërshtuar avokatja e Zekës, Agnesa Mjekiqi – Salihu, e cila tha se janë duke u shkëputur fjalitë nga njëra-tjetra dhe po konstatohen në procesverbal vetëm disa fjalë. Tutje, versionin tij rreth ngjarjes e ka dhënë edhe vetë Zeka në fazën e mbrojtjes.
Zeka tha se ishte takuar disa herë, qoftë zyrtarisht apo në rrugë me Shefkiu, pas datës kur prokuroria pretendon se ka kanosur ish-prokurorin. Ai tha se ka pasur përshëndetje normale me ish-prokurorin dhe se lidhur me fjalën “kanun” ka nënkuptuar në formën e marrëveshjes dhe sqarimit. “Marrëveshje kam mendu në çdo variant dhe sqarim.
Për mu kanuni nënkupton marrëveshje, i çon njerëz me u marrë vesh ”-tha Zeka. Pas dhënies së mbrojtjes nga ana e të akuzuarit, rasti kaloi në fjalën përfundimtare, ku prokuroria kërkoi që Zeka të dënohet pasi është fajtor për kanosjen e Shefkiut, kurse mbrojtja kërkoi lirimin e të akuzuarit.
“Nëse veç ëndërr e ka pa që e kam kërcënu, po i kërkoj falje, kërkoj nga gjykata me më shpallë të pafajshëm”- tha Zeka. Në lidhje me këtë rast, si dëshmitar – i dëmtuar ishte ndëgjuar vetë Shefkiu në seancën e datës . Milaim Zeka nga Prokuroria e Prishtinës akuzohet për kanosjen e prokurorit Special, Afrim Shefkiu.
“Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, kanun dhe privatisht”- ishte fjalia që kishte thënë Milaim Zeka më 8 në Televizionin T7. Me këto fjalë, sipas prokurorisë, te i dëmtuari Afrim Shefkiu është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë. Aktakuza daton të jetë ngritur më .
