Kane tregon se çfarë i duhet Anglisë për ta fituar Botërorin

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës nga Argjentina. Anglia ishte duke fituar 1:0, por në fund humbi 2:1 dhe të shtunën do të luajë për vend të tretë me Francën. Argjentina në finale të dielën do të përballet me Spanjën. “Jam i mërzitur për ekipin, stafin, tifozët.

Luajtëm një ndeshje të mirë për pjesën më të madhe të saj. Kur avancuam 1:0, dukej sikur përpiqeshim të qëndronim, gjë që në këtë nivel nuk është e mjaftueshme. Punuam shumë për të qenë këtu. Djemtë kanë dhënë çdo grimcë gjaku, djerse dhe lotësh. Të dështosh siç dështuam ne është thjesht zhgënjim”, ka thënë Kane. Ai ka theksuar e Anglia i është afruar shumë suksesit që e pret kaq gjatë.

“Kishim shumë momente të mira në këtë turne. Shumë ndeshje të mira, një tjetër gjysmëfinale. Flasim për të trokitur në derë. Jemi afër, thjesht duhet të gjejmë atë copë që mungon në fazën e fundit të turneut”, është shprehur Kane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha