Shpërndaje në: Sulmuesi Lautaro Martinez, ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Alexis Mac Allisterit para se të futej në fushë. Martinez shënoi golin e fitores 2:1 të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinale. Ai në fushë u inkuadrua në minutën e 81-të, ndërsa golin që ia siguroi Argjentinës finalen, e shënoi me kokë në minutën e 92-të pas harkimit të Lionel Messit.
“E ëndërrova golin, betohem. I thashë Alexis Mac Allisterit se do të shënoja. I thashë se do të hyja në fushë dhe do ta fitoja ndeshjen. Dhe më ra mua në dorë. Enzo shënoi gjithashtu një gol të shkëlqyer, dhe tani që jam më i qetë, mund t’u them se kjo skuadër vazhdon të tregojë se nga çfarë është krijuar”, ka thënë Martinez.
