Ndërron jetë punëtori i KEK-ut pas lëndimit të rëndë në vendin e punës

0%

Ka ndërruar jetë punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Milazim Binaku, i cili ishte lënduar rëndë gjatë punës disa ditë më parë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e KEK-ut, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Binaku, 59- vjeçar, ishte lënduar në vendin e punës në Kosovamont, një njësi në kuadër të KEK-ut, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë gjatë procesit të punës. Pas incidentit, ai ishte transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku ishte trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, punëtori i KEK-ut nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Institucionet përkatëse pritet të vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit në vendin e punës. Ekskluzive | Aksident i rëndë në fabrikën e KEK-ut në Obiliq, punëtori goditet në fytyrë nga një pjesë metalike e makinerisë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com