Operacion antidrogë në Prishtinë – arrestohen dy persona, konfiskohen

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dypersona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të lidhura me narkotikë, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetëkokainë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)në Prishtinë kanë trajtuar një rast nën dyshimin se një person ishte duke umarrë me shitblerje të substancave narkotike. Pas punës operative dhe hetimore, më 15korrik 2026, në magjistralen Pejë-Prishtinë është lokalizuar i dyshuari meinicialet F.

P., i lindurnë vitin 1992, mashkull kosovar, i cili ndodhej në një automjet. “Nëveturë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 147.7gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, si dhe dëshmitë tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se, në kuadërtë këtij rasti, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër meinicialet Q. K., i lindurnë vitin 1993, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë send i ndaluar.

Rasti është trajtuar në koordinim meprokurorin kujdestar, ndërsa ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë përveprën penale “blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dheanaloge”. Sipas Policisë, me aktvendim tëprokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Telegrafi