Dy ekstradime në 48 orë, Policia e Kosovës godet rrjetet kriminale

0%

Janë realizuar dy operacione ekstradimi në bashkëpunim me autoritetet gjermane, duke mundësuar transferimin e dy personave të dyshuar për çështje të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 15 korrik është ekstraduar nga Kosova drejt Gjermanisë një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane përmes një urdhër-kërkimi ndërkombëtar.

I dyshuari dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me kontrabandën e emigrantëve. Ndërkohë, më 16 korrik është realizuar edhe ekstradimi i kundërt, ku një shtetas kosovar është kthyer nga Gjermania në Kosovë, pasi kërkohej nga organet e drejtësisë vendore.

Pas mbërritjes në Kosovë, personi i ekstraduar u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se këto operacione janë realizuar falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes autoriteteve të Kosovës dhe Gjermanisë, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com