Ekstradohen dy persona – njëri nga Kosova për në Gjermani, ndërsa

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15 dhe kanë realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani ndërsa tjetrin nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas njoftimit për media thuhet se të mërkurën është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.

Tutje në njoftim thuhet se sot nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete e drejtësisë së Kosovës. “I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi