Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, një person përfundon në spital

0%

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, pranë kryqëzimit të njohur si “Pushimi i Shoferit”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve.

Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, me radhë të gjata automjetesh në korsinë në drejtim të Fierit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com