Tragjedi në Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 45-vjeçareje në

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Thatë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje 45-vjeçare. Dyshohet se gruaja është futur në ujë dhe ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë polumbarët, të cilët pas rreth 30 minutash kërkime kanë arritur të nxjerrin trupin nga liqeni.

Në zonë kanë mbërritur gjithashtu shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 45-vjeçares. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com