Nga 21 korriku nis edicioni i pestë i festivalit “Prizren Fest 2026”

0%

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest 2026”, do të nisë nga 21 korriku dhe do të zgjasë deri më 27 të këtij muaji. Këtë vit në festival, do të marrin pjesë trupat teatror dhe artistë nga Kosova, Italia, Franca, Brazili, Sllovenia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Spanja.

Programi i “PrizrenFest”, do të sjellë edhe punëtori për fëmijë, koncerte, diskutime dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një program të larmishme për të gjithë vizitorët Ndërsa, hyrja në të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e “Prizren Fest” është falas.

Përmes këtij organizimi, synohet të promovojë artin me publikun, të vlerësohet trashëgimia kulturore e Prizrenit dhe roli i qytetit si një ngjarje artistike në rajon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi