Një përleshje mes disa personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në sheshin Shatërvan në Prizren, duke përfunduar me dy persona të lënduar dhe një të arrestuar. Sipas raportimit të gazetarit Nuhi Salihu, policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për incidentin dhe ka arritur të ndalojë personat e përfshirë në përleshje.
Gjatë kontrollit trupor ndaj njërit prej të dyshuarve, një 20-vjeçari me inicialet A.S., policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Zoraki 917”, një karikator dhe pesë fishekë. Në këtë rast të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë, H.M., 22 vjeç, dhe E.B., 28 vjeç.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore ka pësuar një 22-vjeçar me inicialet X.K., i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. I dyshuari, tek i cili është gjetur arma, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit
