Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

0%

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një person në Jarinjë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të substancave narkotike. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policor, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt. “ Fsh. Jarinje, Leposaviq , NN.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregull t”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot