Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as sot në seancën plenare. Bojktoi i PD-së vjen me arsyetimin se kërkesat e protestuesve nuk janë marrë parasysh.
Në rendin e ditës po ashtu është parashikuar hedhja në votim e disa projektligjeve, si edhe shqyrtimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Rendi i ditës: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën , ora . II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1.
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës . 2. Njoftime. 3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. 4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”. 5. Projektligji “Për censin e bujqësisë”. 6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar” 7.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””. 8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë , “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”. 9.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”. 10.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”. 11.
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më ”. 12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë , “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”. 14.
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″. 15. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”. 16.
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”. 17. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”. 18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025″. 19.
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”. 20. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”. 21. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”. 22.
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”. 23. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”. 24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III.
Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. /euronews
