Komandanti i KFOR-it dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu. Gjatë takimit, Ulutash ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan edhe aktivitetet dhe prioritetet kryesore të misionit, me theks të veçantë te bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. “Komandanti i KFOR-it paraqiti gjithashtu aktivitetet dhe prioritetet kryesore të misionit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KFOR rikujtoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“KFOR vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KFOR bëri të ditur se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.

Burimi: Telegrafi