Kombëtarja e Brazilit nuk e hapi Kupën e Botës në mënyrën më të mirë. Ekipi i Carlo Ancelottit barazoi me Marokun në raundin e parë, dhe rezultati në fund ishte 1-1. Ky barazim ngriti shumë pyetje në lidhje me formën e njërit prej favoritëve për titullin, dhe trajneri Ancelotti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij. Tekniku italian, i cili ka fituar reputacionin si një trajner i qetë dhe i përmbajtur gjatë gjithë karrierës së tij, thuhet se ka mbajtur një takim shumë serioz me lojtarët e tij mëngjesin pas ndeshjes. Sipas informacioneve nga kampi brazilian, Ancelotti i mblodhi lojtarët e ekipit kombëtar para stërvitjes dhe i vëzhgoi për disa minuta pa thënë asnjë fjalë. Në kamp mbretëroi heshtje e plotë dhe lojtarët, sipas mediave braziliane, e kuptuan menjëherë se trajneri nuk ishte i kënaqur me atë që pa kundër Marokut. Pas një heshtjeje të shkurtër por të tensionuar, u dha një mesazh që pati jehonë mes lojtarëve të ekipit kombëtar. “Tani mësoni si ta pasoni topin e mallkuar!”, thuhet se u tha Ancelotti lojtarëve të tij./ Telegrafi
“Mësoni ta pasoni topin e mallkuar”, tensione te Brazili pas barazimit me Marokun

Burimi:
Telegrafi