Goditje e madhe për Arsenalin, Saliba mund të mungojë deri në pesë

0%

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, i cili mund ta mbajë jashtë fushave për rreth katër deri në pesë muaj, raporton L’Equipe. Futbollisti francez pësoi një dëmtim serioz gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Spanjës, ku u detyrua të largohej nga fusha pasi ndjeu dhimbje të forta në shpinë.

Sipas raportimeve, problemi nuk ishte i ri për Saliban, pasi ai kishte vuajtur nga shqetësime në këtë pjesë të trupit për disa muaj para lëndimit.

Mbrojtësi 25-vjeçar kishte arritur ta menaxhonte situatën përmes përdorimit të qetësuesve dhe një programi të përshtatur stërvitor, ndërsa ekipet mjekësore të Arsenalit dhe Kombëtares së Francës kishin ndjekur një plan të ngjashëm për ta mbajtur atë në dispozicion. Pavarësisht dhimbjeve, Saliba vazhdoi të luante gjatë gjithë Kupës së Botës, duke treguar një përkushtim të madh për skuadrën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij, operacioni është tashmë opsioni më i mundshëm. Arsenali po përgatitet për një mungesë të gjatë të njërit prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës. Lëndimi i Salibas vjen në një moment të vështirë për “Topçinjtë”, të cilët do të duhet të gjejnë zgjidhje për të mbuluar mungesën e një prej shtyllave të repartit defensivë.

Burimi: Telegrafi