Scaloni pasi shkuan në finale: nde nuk e kemi kuptuar çfarë kemi bërë

0%

Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në një gjysmëfinale dramatike të zhvilluar në Atlanta. Kampionët në fuqi përmbysën rezultatin dhe siguruan për të dytën herë radhazi një vend në finalen e Botërorit, ku të dielën do të përballen me Spanjën në stadiumin MetLife në New Jersey.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk e fshehu emocionin për arritjen e skuadrës së tij. “Jam shumë i lumtur për këtë. Fanella e Argjentinës meriton të sakrifikohet për çdo pikë djerse të fundit. Është e pamundur të përshkruaj atë që ndiej në këtë moment, veçanërisht për njerëzit që kanë mundësinë të festojnë diçka kaq të madhe”, deklaroi Scaloni.

Tekniku argjentinas theksoi se skuadra ende nuk e ka kuptuar plotësisht madhështinë e asaj që ka arritur, por tani fokusi është vetëm te finalja. “Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë. Do të përpiqemi ta fitojmë titullin për herë të dytë”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Argjentina do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar katër vjet më parë, ndërsa përballë do të ketë Spanjën në finalen e madhe që zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora .

Burimi: Telegrafi