Nuk e pranon fajin! Tuchel shpërthen ndaj kritikave pas humbjes nga

0%

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke u kundërpërgjigjur kritikëve me një deklaratë ironike. “Tre Luanët” u mposhtën me rezultat 2-1, pavarësisht se ishin në epërsi, ndërsa Argjentina përmbysi gjithçka në minutat e fundit dhe siguroi një vend në finalen e madhe kundër Spanjës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Tuchel tha se është e lehtë të gjykohen vendimet e trajnerit vetëm pasi rezultati nuk ka qenë i favorshëm. “Ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë se çfarë duhej bërë më mirë,” tha fillimisht ai me ironi. Trajneri gjerman theksoi se nuk ka asnjë pendesë për zgjedhjet e tij taktike, pavarësisht kritikave që pritet të pasojnë pas eliminimit.

“Është e lehtë të thuash se vendimet e mia ishin të gabuara pasi gjërat nuk shkuan mirë”. Tuchel këmbënguli se Anglia zhvilloi një paraqitje të nivelit shumë të lartë dhe nuk mendon se skuadra e tij meritonte të largohej nga turneu. Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes “Nuk kam asnjë pendesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zhvilluam një nga ndeshjet tona më të mira, në mos më të mirën”, pwrfundoi ai. Pavarësisht eliminimit, Anglia do ta mbyllë Kupën e Botës me ndeshjen për vendin e tretë, ku do të përballet me Francën, ndërsa Argjentina do të synojë mbrojtjen e titullit në finalen ndaj Spanjës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi