Argjentina ka siguruar një tjetër finale të Kupës së Botës pas një përballjeje dramatike ndaj Anglisë, duke triumfuar me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta. Kampionët në fuqi arritën të përmbysin avantazhin e anglezëve dhe tashmë do të përballen me Spanjën në finalen e madhe të turneut.
Sfida nisi me ritëm të lartë, por pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Argjentina pati mundësi për të kaluar në epërsi, por goditjet e saj nuk gjetën rrjetën. Në pjesën e dytë, Anglia ishte ajo që goditi e para. Në minutën e 55-të, Anthony Gordon përfitoi nga një asistim i Morgan Rogers dhe me një goditje të saktë kaloi “Tre Luanët” në avantazh.
Pas golit, Argjentina u hodh në sulm dhe nisi presionin e vazhdueshëm ndaj portës angleze. Përpjekjet e Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij u shpërblyen në minutën e 85-të, kur Enzo Fernandez barazoi rezultatin pas një asistimi perfekt nga ylli argjentinas. Drama vazhdoi në minutat shtesë.
Në minutën e 92-të, Messi dhuroi një tjetër moment magjik, duke harkuar saktë në zonë, ndërsa Lautaro Martinez me kokë shënoi golin e fitores për 2-1. Me këtë triumf, Argjentina siguron finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës dhe tashmë do të kërkojë mbrojtjen e titullit ndaj Spanjës në një duel që pritet të jetë spektakolar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
