Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia sekuestron marihuanë

0%

Policia ka arrestuar tre persona në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë aksioneve kundër narkotikëve. Të arrestuarit janë P.T. (18), N.M. (23) dhe S.K.P. (23), tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.

Burimi: Telegrafi