Sipas një hulumtimi të ri të opinionit publik të realizuar nga organizata CRTA dhe Democracy Action Lab (DAL) e Universitetit Stanford, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Lista Studentore do të merrte 44,9 për qind të votave, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit 35,7 për qind.
Mes votuesve që kanë një qëndrim të përcaktuar (rreth 70 për qind e të anketuarve), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të merrte 3,8 për qind, ndërsa partitë dhe subjektet e tjera politike nuk do ta kalonin pragun zgjedhor në mënyrë të pavarur.
Hulumtimi është zhvilluar nga 10 deri më , përmes intervistave ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 2.324 qytetarësh madhorë të Serbisë, raporton nova.rs. Rezultatet tregojnë se protestat e nisura pas shembjes së mbulesës së një stacioni hekurudhor, edhe pas më shumë se një viti, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme te qytetarët.
Sipas CRTA-s, shoqëria serbe mbetet e ndarë thellë politikisht, ndërsa Lista Studentore aktualisht ka një epërsi prej rreth 9 pikë përqindjeje ndaj SNS-së. Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë dorëheqje si president dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në Serbi.
