Joe Biden me libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit, rrëfen

0%

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë sfidat me të cilat u përballëm si komb, vendimet që mora dhe përse i mora. Por mbi të gjitha do të trajtojë besimin tim tek premtimi për Amerikën”, ka thënë Ish-president i Shteteve të Bashkuara.

Biden, i cili do të bëjë 84 vjeç tre ditë pas publikimit të librit, tha se ai do të mbulojë çështje që variojnë nga ekonomia amerikane tek vendimi i tij për të hequr dorë nga fushata e rizgjedhjes. Libri është planifikuar të dalë më 17 nëntor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara.

Titulli i tij kujton atë të vitit 2017, “Promise Me, Dad”, që ka në fokus vdekjen e djalit të ish-presidentit, Beau Biden. Mes librave të mëparshëm të Biden është edhe “Promises to Keep”, i publikuar për të nxitur kandidimin e tij për president në vitin 2008, kur Barack Obama ishte favorit për nominimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Promise Me, America” vjen gjatë një viti kur shitjet e zhanrit “nonfiction” në Shtetet e Bashkuara kanë rënë ndjeshëm dhe kur pak libra të tipit politik kanë tërhequr vëmendjen.

Kjo, pavarësisht se mes bestseller-ëve të fundit përfshihet libri i zëvendës presidentit J D Vance, “Comunion” dhe një tjetër mbi mandatin e dytë të Trump, të shkruar nga dy gazetarë të “New York Times” e që titullohet “Regime Change”. Me rastin e publikimit, Biden ka në plan të zhvillojë ture dhe të japë intervista, pavarësisht moshës së thyer dhe problemeve me shëndetin.

Burimi: Bota Sot