Hapet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, përfundojnë

0%

Rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është rikthyer në funksion për qarkullimin e automjeteve, pasi kanë përfunduar punimet infrastrukturore të realizuara nga Komuna e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se rruga tashmë është e hapur për qytetarët. “U kry.

Lëshohet për qarkullim rruga ‘Fehmi Lladrovci’”, ka shkruar ai. Ky segment ishte mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve të zhvilluara nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave. Me përfundimin e punimeve, qarkullimi në këtë aks rrugor është normalizuar, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe banorëve të zonës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com