Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar pas komenteve dhe diskutimeve të krijuara në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e saj për ngjarjet e vitit 1997. Në reagimin e në rrjetet sociale, Mila shprehet se ironizimi i kujtimeve të asaj periudhe është shqetësues, duke e cilësuar vitin 1997 si një traumë kolektive, veçanërisht për brezin e prindërve të saj.
Rrjetet sociale dhe algoritmet sipas depuetetes socialiste shpesh herë banalizojnë ngjarje që përbëjnë një nga periudhat më të rënda në historinë e vendit.
Reagimi i plotë: Kushdo që përqesh kujtimet e errëta të një kohe qoftëlargu, e cila është edhe sot një traumë kolektive sidomos për brezin e prindërve të mi, tregon qartazi sesa delikate është trushpëlarja e rrjetit e sesi algoritmi sot arrin të tallet me atë që do duhet të konsiderohej akti më i keq që i është bërë shqiptarëve: lufta ndër vete pa asnjë shkak, veçse dëshirës për kaos të një dirigjenti famëkeq, i cili vazhdon edhe sot të fusë duart në kauza ku ndjen se mund të ndjellë kaos, rrëmujë dhe dhunë.
Të jesh vajzë e zëshme në Shiqpëri, ka faturat e veta, jam koshiente e s’më surprizon asgjë sepse ia vlen shumë më tepër të masakrohem unë sot nga tërbimi i rrjetit, veç që vajza të tjera nesër të mos kenë ndroje të flasin të vërtetat e tyre, pa komplekse, pa filtra, pa frikë.
Pjesë nga intervista me gazetarin Roland Qafoku: “Kur ime më në ‘97 do ti duhej të më fuste poshtë tavolinës mua nga plumba qorrazi që vinin në shtëpinë time sepse një dirigjent, që është ky sot Saliu, që unë nuk e quaj dot zotëri, bëri atë që i bëri Shqipërisë.
E kam dëgjuar dhe shpesh këtë sepse këtu te emisioni juaj kanë ardhur dhe kolege të miat dhe kanë treguar kujtime për ‘97 dhe me siguri kjo që po tregoj unë do të jetë e radhës dhe tani një lumë komentesh “jo ti s’kishe lindur’ etj. Unë atë që ky dirigjent i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve unë si qytetare dhe si vajzë nuk ia fal. Si deputete e PS-së nuk ia fal akoma më shumë.
